Pjesa e parë e takimit Francë – Islandë është mbyllur me rezultatin 4 – 0 në favor të francezëve, në çerekfinalen e fundit që po luhet në “Stade de France”.
Golat u shënuan nga Giroud në minutën e ’12, Pogba në minutën e ’20, Payet në minutën e ’43 dhe Griezmann në minutën e ’45.
Franca luan para publikut të saj në Paris, por edhe Islanda ka mbështetjen e tifozëve të saj aq sa në dyqane nuk ka më fanella dhe është vështirë të gjesh një biletë avioni.
Në Francë janë të bindur që nuk do të kenë fatin e anglezëve, me sportiven “L’Equipe” që hapet me një foto të lojtarëve gjermanë, që po presin ata francezë.
Trajneri Deschamps nuk ka për këtë takim Rami dhe Kante, të dy të pezulluar për kartonë. Islanda në 11 përballjet e mëparshme me Francën, që ka fituar 3, ndërsa 8 janë mbyllur në barazim. / TV KLAN