Kryeministri Edi Rama i ndodhur në një takim në Gjirokastër, në Ditën e Europës, ka komentuar edhe zgjedhjet në Francë dhe rrezikun që i kanoset këtij vendi dhe Europës nga zgjedhja e Marine Le Pen si Presidente e Francës. Ndërsa fliste për këtë rrezik, një bubullimë ka bërë që Rama të ndërpresë për pak sekonda fjalimin e Ramës i cili është kthyer me sytë nga qielli dhe u shpreh “Ja e shikoni”, sikur të donte të thonte se unë nuk ja fus kot pasi edhe perënditë më japin të drejtë në atë që them.
“Sot në Francë është heshtje zgjedhore, në vigjilje të zgjedhjes presidenciale, ku dy alternativa nuk mund të ishin më të kundërta, njëra për vazhdimin e BE-së tjetra në kthimin mbrapsht të 400 vjet më pas në doktrinën e shtetkombeve. Shpresoj që sondazhet kësaj herë të mos gabojnë”, tha Rama