Flamur Zeqaj ka rrëfyer për Klan se çfarë pa në kamerat e sigurisë që filmuan vrasjen e vëllait të tij, në muajin shkurt në zonën ish-Bllokut në Tiranë. Sipas tij ishin dy persona, ku njëri ka bërë me shenjë, kur Ajeti ka dalë nga marketi. Ndërkohë që Ajeti pasi është qëlluar me një plumb në sy, është qëlluar dy herë në krahun e djathtë të kraharorit, aty ku kishte zemrën, pasi kishte lindur me anomali. Dhe praninë e zemrës në krah të djathtë e dinë vetëm të afërmit e tij.