Festa për fitoren 3-0 ndaj Çekisë në stadiumin “Air Albania” ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit.
Atmosfera pas sfidës ishte elektrizuese dhe pa diskutim për këtë fitore festuan edhe vet protagonistët e këtij suksesi.
Nga presidenti Duka, te trajneri Sylvinho, lojtarët, të gjithë ishin të papërmbajtshëm. Fillimisht festuan në fushë me tifozët, ndërsa festa nuk mungoi as në dhomat e zhveshjes, ku protagonist ishte dhe kreu i FSHF-ës i cili festoi pafund duke përqafur të gjithë lojtarët.