Aktivistja për të Drejtat e Njeriut, Dalina Fico tha në emisionin Opinion se hapësira publike duhet të jetë një hapësirë neutrale për të gjithë njerëzit.
“Kur ndodhem përballë çështjes konkrete, p.sh, ajo vajza në Librazhd, po themi, përjashtohet nga shkolla sepse ajo vendos shami, në fakt për arsye pragmatike, nuk jam rehat që ajo të përjashtohet, por teorikisht po lejove atë vajzën që të shkojë në shkollë me shami, vjen një ditë i krishteri dhe thotë se unë dua që në klasë të varet Jezus Krishti, edhe pse unë kur jam përballur me raste individuale, kam zgjedhur anën në mbrojtje të këtyre vajzave që ndosht diskriminohen për shkak të veshjes”, tha Fico.