Prej kohësh, gazetarin Blendi Fevziu në studion e Opinion e keni vënë re duke u tensionuar, ulëritur, madje edhe duke ju drejtuar të ftuarve me shkopin shpjegues, por edhe duke u hedhur në litar.
Mirëpo, nisur nga rregulli i mësipërm, ai nuk mund të mungonte kësaj radhe edhe duke dekoruar një pjatë interesante të përgatitur nga mjeshtri Fundim Gjipali.
Drejtuesi i emisionit Opinion, me ironi i drejtohet kryekuzhinierit Gjipali se në kohët e sotme duhet të kesh kujdes, se të vidhet zanati.