Ish-kryeministri, Sali Berisha, feston sot 79-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë ai iu është drejtuar miqve dhe familjarëve me një mesazh në rrjetet sociale.
Teksa shpreh mirënjohjen ndaj familjes së tij, Berisha falnderon miqtë dhe bashkëpunëtorët për ndihmën e tyre gjatë këtyre viteve.
“Sot 79 vjeç!
Miq, nis kështu një vit tjetër në vjeshtën e bukur të jetes time. Lavdi Zotit, ndihem i motivuar dhe besimplotë në rrugën tonë, njëlloj si në fillimet e saj. Mirënjohje të pafundme, Lilit, fëmijëve, familjarëve të mi që kanë sakrifikuar aq shumë per mua, të gjithë miqve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve që me miqësinë, bashkëpunimin, frymëzimin dhe ndihmën e tyre fort të çmuar, kanë kthyer në numra vitet e udhëtimit tim. #sb”-tha Berisha.