Vrasja tronditëse që Marjan Rroku kreu 15 vite më parë në oborrin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” ku mori jetën e nënë dhe bijë, Alda dhe Mbarime Canaj, është kthyer edhe njëherë në vemendje e publikut pas intervistës që moderatori i “E diela shqiptare” Ardit Gjebrea i bëri në qelinë ku ai vuan dënimin për burgim të përjetshëm. Kjo vrasje por edhe furtuna që shkaktoi intervista e Marjan Rrokut, janë edhe objekti i bisedës sonte në Opinion. Ku gazetari Fatos Hakorja ka bërë edhe një rrugëtim se si Marjan Rroku shkoi te vrasja, por edhe nëse ka apo ajo ai të drejtë të kërkojë sot rigjykim.