Kjo është vetëm një nga skenat pothuaj të përditshme që ndodhin në linjat e urbanëve në Tiranë. Skena ku protagonistë janë fatorinot dhe pasagjerët, të cilët konfliktohen shpesh për cilësinë e shërbimit, situata e cila është rënduar edhe më shumë pas shtrenjtimit të biletës. Siç shikohet edhe nga video konflikti midis fatorinos dhe pasagjeres ka degjeneruar në dhunë verbale deri në kërcënime midis palëve.