Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë sekuestruar sot 1.2 kg kokainë dhe kanë arrestuar poseduesin e saj.
Sipas policisë në pranga u vu shtetasi Gentian Lulja 36 vjeç, banues në Tiranë.
“Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Portin e Durrësit, vijën e dytë, në mjetin tip Skoda me targa AA 529 NJ, me drejtues dhe pronar shtetasin e mësipërm, poshtë levës së marshit, i’u gjet dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 1.2 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë”njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Trafikimi i lëndëve narkotike e mbetur në tentativë”parashikuar në nenin 283/a, 22 të Kodit Penal.
http://www.dailymotion.com/video/x3x56kk_si-u-kap-kokaina-ne-durres_news