Fansat e moderatores Luana Vjollca kanë vetëm një lutje për të, “Mos këndo”. Moderatorja programit “E diell”, ka tentuar të këndojë në versionin akustik të dielën gjatë programit, dhe pjesë të kësaj videoje i ka postuar edhe në Instagramin personal.
Të menjëhershme kanë qenë reagimet e ndjekësve të saj, ku edhe pse moderatorja i fshinte, ata nuk ndaleshin duke e tallur por edhe duke i kërkuar të pushonte së kënduari. E vetmja që ndihej krenare për të ishte motra e saj Marina.
Pasi u lodh duke fshirë komentet e ndjekësve të saj, Luana Vjollca për të shpëtuar nga ky “makth” vendosi ti fshinte të dyja videot nga profili i saj në Instagram, megjithatë video e plotë gjendet ende në faqen në Facebook të ” E diell”, ku edhe aty nuk mungojnë komentet ironike për zërin e Luanës.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/ediell.tch/videos/991480454260403/” width=”700″ height=”400″ onlyvideo=”1″]