Një nga momentet më kritike të këtyre 25 viteve demokraci ka qenë kriza ekonomike që shkaktuan fajdet, një fenomen që nisi në vitin 1996 dhe degjeneroi me ngjarjet e mars-qershorit 1997, kur Shqipëria u shkatërrua për shkak të revoltave popullore që kishin si shkak humbjen e parave në fajde. Por çfarë tha Presidenti i kohës Sali Berisha për fajdet dhe paratë e shqiptarëve në vitin 1996?