Erzen Breçani ka rrëfyer edhe lidhjet politike të Emiljano Shullazit. Një nga këto momente sipas Breçanit ka qenë edhe ditën e zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, ku një telefonatë në sallën operative, bënte me dije se Emiljano Shullazi dhe shokët e tij, kishin dalë në kundërshtim me ligjin për zgjedhjet, me flamuj të Partisë Socialiste dhe LSI-së. Po sipas Breçanit, ka pasur ndërhyrje nga të majtët që të lirojnë Shullazin dhe ai vetëm për shkak të këtyre ndërhyrjeve e ka mbajtur 10 orë të ndaluar. Ndërkohë që Breçani ka bërë të ditur se Shullazi është parë shpesh në praninën e atij që sot është Ministër i Brendshëm.