Duket si një ogur i keq, pasi tersi po e ndjek ngado Eneda Tarifën. Pasi e tallën për anglishten e saj të “lodhur”, ajo në një performancë live ka harruar këngën.
E ftuar në eventin “London Eurovision Party”, ajo u ngjit në skenë duke kërkuar për shqiptarë të pranishëm në diskotekë.
Gjithçka duket se po shkontemjaft mirë deri përpara fundit, kur Enedës i duhej të përsëriste dy herë në finale refrenin e këngës.
Ky moment është lehtësisht i dallueshëm në min 3.08 të videos, ndonëse ajo e kaloi me mjaft sportivitet./albeu.com