Këngëtarja Eneda Tarifa, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2016 ka dhënë një intervistë në qytetin e Amsterdamit, Holandë në lidhje me pjesëmarrjen në festival.
Përgjatë intervistës, kuptohet qartë, se këngëtarja shqiptare kishte një nivel modest të foluri të gjuhës angleze.
Megjithatë, në një moment të caktuar, ajo nuk po gjente dot fjalën e duhur në anglisht, kështu që u detyrua të kërkojë ndihmë nga personat që kishte pranë.
Pas këtij lëmshi, Eneda i ka kërkuar gazetarit që kjo pjesë e ngatërresës të saj me gjuhën angleze të pritej përpara se të publikohej intervista, pavarësisht se ajo mori garanci për mos publikim të video-s, ajo përsëri u publikua e plotë.
https://www.youtube.com/watch?v=H6s5DHyQIWc