Qindra rezident të pallatit “Trump Place” në New York kanë firmosur peticionin për të hequr emrin e tashmë presidentit të zgjedhur nga godina.
Rreth 600 banorë të tre kullave të “Trump Place” firmosën peticionin e krijuar online.
Kompania që ka në pronësi dhe menaxhon kullat ka njoftuar të martën se gërmat e mëdha që shkruanin emrin e Donald Trump do të hiqen.
Tani këto pallate do të njihen dhe orientohen sipas emrit të rrugës.
Këto ndërtesa u rikonstruktuar nga Trump në vitet 1990. Por ato nuk janë më në pronësi të tij.
“Nuk mendoj se ai na përfaqëson në”- është shprehur një banor i zonës.