Finalja e “Euro 2016″ mes Portugalisë dhe Francës ishte shumë emocionuese për tifozët në mbarë botën.
Por, ata që e përjetuan më së shumti ishin tifozët në tribuna. Një video që është postuar pas ndeshjes, ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale ku shihet një tifoz i Francës duke qarë pas ndeshjes – i cili ngushëllohet më pas nga një vogëlush me fanellë të Portugalisë.
Portugalia arriti të shpallet kampion i Evropës për herë të parë në histori pasi mposhti në finale Francën me golin e shënuar nga Eder në minutën e 109’të.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/101GreatGoalsCom/videos/1390775570980102/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]