Ylli Nazëraj, nga Ballshi është personi i radhës, i arrestuar nga Policia si bashkëpunëtor për atentatin e Mbrostarit në Fier, ku mbeti i vrarë Denis Kasaj ndëra u plagosën Elton Margariti dhe Klemend Kastrati, ngjarje e cila ka ndodhur në fjalë më 8 janar të këtij viti në Fier. Më herët është arrestuar edhe Ilir Memushaj dhe më pas u bë arrestimi edhe i agjentit të SHISHit, që i dha informacion atij për vendndodhjen e viktimave.
Ylli Nazëraj është 45 vjeç nga Ballshi. Ndërsa këto janë pamjet e Policisë së Shtetit gjatë shoqërimit të tij në Komisariat.