Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video Eksluzive/ Rrëfehet rapsodi, ja si e ktheva “Despaciton” latine në çifteli shqiptare

2017/10/17 at 11:53 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video Eksluzive/ Rrëfehet rapsodi, ja si e ktheva “Despaciton” latine në çifteli shqiptare

“Despacito” është bërë tashmë një hit mbarëbotëror që këndohet dhe kërcehet nga pothuajse të gjitha moshat, por një muzikant autodidakt që nuk ka lidhje me ritmet e muzikës latine ka vendosur të çudisë çdokënd duke e sjellë intron e këngës regeton-pop me notat e dala nga telat e çiftelisë. Ky është Fatmir Makolli nga Prishtina e Kosovës, video e të cilit duke interpretuar “Despaciton” me cifteli dhe kostum popullor shqiptar po thyen xhiron e rrjeteve sociale. Interpretim dukshëm virtuoz edhe pse intro e këngës paraqet shumë vështirësi në kalimin nga regetone-popi latin si minore në çifteli të temperuar. Po kush është Fatmir Makolli dhe si i lindi idea dhe përse ky mendim për ta sjellë këtë hit me cifteli? Të gjitha këto Makolli i shpjegon në miniintervistën e dhënë për Opinion.al gjatë bisedës me gazetarin Dritan Laci, ku ekskluzivisht riprodhon edhe njëherë me cifteli intron e këngës, të cilën mund ta shijoni nëpërmjet videove që gjenden në përfundim të intervistës.    


Nga Dritan Laci

Z.Makolli ju jeni bërë i famshëm ditët e fundit për interpretimin virtuoz në çifteli të “Despacito” një prej hiteve më të njohura muzikore të muajve të fundit. Për të gjithë ata që nuk të njohin, të paktën në Shqipëri, kush është Fatmir Makolli, cili është aktiviteti i tij muzikor?

Unë jam lindur në një fshat kodrinor, të rrethit të Prishtinës. Shkollën fillore e kam kryer në vendlindje, ndërsa të mesmen dhe Fakultetin Ekonomik në Prushtinë. Aktualusht punoj si zyrtar financiar në Korporatën Energjetike të Kosoves. Jam i martuar, kam bashkëshorten Hatixhen, djalin Melosin, vajzën Melodin dhe nusen e djalit Elhamen. Deri sa isha në Marec më ra në dorë një radiotranzistor i vogël në të cilin përmes Radio Kukësit, dëgjoja këngët e bukura të Dervish Shaqes, Fatime Sokolit, Dida Çela Kovaçi, Drane Gegës, Fran Palit etj etj. Por ajo që më shtyu të merrem me çifteli janë meloditë e bukura të papërsëritshme të mjeshtrit më të mirë të të gjitha kohëve Ndue Shytit, nga i cili u frymëzova tërë jetën dhe vazhdoj t’i dëgjoj me nostalgji. Nga një kushëri i imi e mora çiftelinë e tij dhe fillova të mësoj ngadalë të gjitha meloditë e Shytit. Kur kreva shkollën e mesme u regjistrova në Fakultet, por njëkohësisht u anëtarësova në shoqërinë kulturore Artistike të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, ku së bashku me kompozitorin e mirënjohur Fahri Beqirin, si dhe Valton Beqirin bëra disa perparime të mëdha në përsosjen e çiftelisë duke u futur edhe në orkestër popullore edhe në bendin e RTK-së dhe bëmë disa kombinime që për atë kohë ishin shumë të avancuara. Pasi kreva fakultetin vazhdova aktivitetin duke marrë pjesë në koncerte, festivale, dasma, incizime me këngëtarë, nëpër tërë Evropën. Më 2006, kam përcjellë këngën e Eurovisionit të kënduar nga Ledina Çelo, që për mua ka qenë një privilegj dhe përgjegjësi e madhe. Më 1996 isha në Berat në Festivalin mbarëkombëtar të folklorit, pastaj shumë e shumë festivale të tjera. Kohëve të fundit jam shume i angazhuar në dasma dhe pjesën time të programit.

Si të lindi idea për të imituar “Despaciton” me çifteli?

Gjatë veres kudo që shkoja, në qytet, në autobus, në taksi, në restorant, çdo kund dëgjohej kënga “Despacito”. Një ditë djali im Melosi i cili gjithashtu i bie çiftelisë, mundohej ta mësonte dhe u ulëm që të dy dhe une fillova ta ushtroj. Dalëngadalë më hyri në qejf kjo këngë dhe fillova ta përcjell trendin e saj edhe në youtube.  E shikoja se çdo ditë rritej numri i shteteve që e bënin ne versionin e tyre. Një ditë vendosa pasi që edhe ne jemi shtet, kemi instrumentin tonë të veçantë nga krejt bota, dhe vendosa ta bëjë në versionin shqip. Së pari gjeta sponsorin i cili ma dha shtytjen e parë për të filluar punën, menaxherin e firmes M-Technologie, z. Rrustem Pacollin,  zgjodha orkestruesin  Burim Krasniqi ne studion Ethnomusic dhe realizues i video klipit Red Media me producent Burim Krasniqin gjithashtu, pastaj grupin e vallëzimit modern Art Designe  me mjeshtrin Jeton Vorfi, statisten Elhame Salihun me një veshje kombëtare shumë e veçantë nga Medvegja, pastaj vendet për të bërë xhirimin në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, Sëiss Diamond Hotelin  dhe Kalane e Artanës e vjeter mbi 500 vjet afër vendlindjes time. Te gjitha këto ma mundësuan realizimin e kësaj ideje që ka për qellim që bota mbarë ta njohë çiftelinë si instrument kombetar i yni dhe pikërisht për këtë arsye e kam perdorur veshjen kombëtare per t’u identifikur që në pamjen e parë se bëhet fjalë për shqiptarë.

Çfarë vështirësish ka të sjellesh një këngë të tillë me ritme latine, me çifteli? Keni provuar edhe kengë të tjera për ti sjellë me çifteli?

Ka vështirësi sepse është një ritëm i panjohur për ne që merremi me folklor, por me punë dhe përkushtim u arrit disi. Kam provuar edhe këngë te tjera psh këngen greke që fitoi Eurovisioni para disa vitesh, Number One, por jo shume seriozisht. Por une e zgjodha Despaciton sepse  këtë këngë e shoh si një dritare të madhe përmes se cilës tërë bota që e do muziken do ta shohin dhe do ta njohin çiftelinë si instrument tonin  deri tani i panjohur për shumë shtete. Ata do te njihen edhe me mundësitë teknike të këtij instrumenti sepse edhe te ne vetë shqiptarët  kemi pasur një mendim që çiftelia është një instrument i thjeshtë, i drurit, me mundësi të kufizuara për të përcjell këngë të zhanreve të ndryshme. Por çiftelia sidomos ajo e temperuar është krejtesisht e pajtueshme në nota  sikurse çdo instrument elektronik ose mekanik që ka bota./ Opinion.al

Etiketa: DespacitoDritan LaciFatmir Makolli


Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Sulmet në Siri/ Tirana dhe Prishtina pro Trump-it

Video/ Sherr Pollo-Bushati: Gjakrat nxehën për drogën dhe Majlinda Bregun

Këto janë zakonet e këqija të shenjave të horoskopit

Këto janë zakonet e këqija të shenjave të horoskopit

Dokumenti/ Skandali, OSHEE i jep tenderin 7 milionë dollarë një gazete

Me një të rënë të lapsit ikin 11 drejtorë të OSHEE nga Tirana në Kukës
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com