TIRANE- Opinion.al sjell momentin kur u fishkëllye Ben Blushi gjatë fjalimit të djeshëm në Elbasan. Ishte një aktivitet i organizuar nga kreu i PS Edi Rama për anëtarësimet e reja, por deputeti i zonës, Blushi nuk ishte i ftuar. Ai mori fjalën në këtë takim, ku u përplas edhe me disa mbështetës të Ramës që fishkëllyen fjalimin e Blushit, duke i kërkuar të largohet.
Ben Blushi, duke shpjeguar më pas incidentin tha se ata ishin organizuar nga dikush, ndonëse ka një tension të përgjithshëm për shkak të keq-qeverisjes.
Sipas Blushit, takimi u kthye në një gjyq jo për të, por kundër një njeriu, Edi Ramës. “Nuk jam unë ai që qeveris. T’i kërkohet llogari dikujt tjetër jo mua”.