Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video Ekskluzive/ Kapiteni i anijes “ORIKU”: “Skafi, ja si e gjetëm të dehidratuar italianin në mes të detit me dallgë 5 m të larta”

2016/11/07 at 2:17 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Video Ekskluzive/ Kapiteni i anijes “ORIKU”: “Skafi, ja si e gjetëm të dehidratuar italianin në mes të detit me dallgë 5 m të larta”

Anija “ORIKU” dhe ekuipazhi i saj është e specializuar në misionet e kërkim shpëtimit në det, ku një nga misionet e radhës do të jetë imbarkimi I anijeve me refugjatë në Detin Egje. Por përpara këtij misioni ekuipazhit të kësaj anije ju desh që ditën e djeshme të përballeshin me një sfidë tejet të vështirë; atë të shpëtimit të një skafi privat me dy persona në bord që ishte nisur nga Italia dhe  kishte mbetur në mes të detit Adriatik, në mëshirën e dallgëve të larta. Një lajm që mbushi kronikat e medias për gjatë gjithë ditës së djeshme në një mision që siç rrëfen edhe vetë kapiteni i anijes “ORIKU” ishte i një shkalle të lartë vështirësie ku u deshën 11 orë kërkime në det të trazuar, ku përpos kërkimeve imbarkimi I skafit paraqiti rrezikshmëri të lartë. Për të gjithë detajet e kërkim shpëtimit dhe vetë misionin e anijes “ORIKU”, gazetari Dritan Laci bisedoi ekskluzivisht me kapitenin e anijës Ilir Çobo, që na rrëfen të gjithë zhvillimin e ngjarjes së djeshme deri në pikasjen e skafit dhe gjendjen e vështirë shëndetësore të dy personave në bord.


Intervistoi Dritan LACI

Ilir ju jeni kapiten i anijes “ORIKU”. Ditën e djeshme keni qenë në një mision kërkim shpëtimi të veçantë por mbi të gjitha shumë të vështirë, ku një skaf që vinte nga Italia kishte mbetur në mes të detit të trazuar. Si e morët fillimisht njoftimin për këtë mjet lundrues dhe cilat ishin veprimet e para që kryet si kapiteneri?

Njoftimin e kemi marrë nëpërmjet oficerit të shërbimit 24- orësh për Forcën Detare në QNOD si dhe oficerit të sallës operative në Flotiljen Detare Pashaliman  për një mjet detar i cili rrezikonte të mbytej rreth 7-8 milje nga grykëderdhja e Vjosës. Menjëherë sipas linjës së komandimit është njoftuar i gjithë efektivi i anijes ORIKU si dhe mjetet e transportit për në bazën e Pashalimanit ku gjendej anija. Oficeri i shërbimit në anije ka filluar përgatitjet e para të anijes dhe me mbërritjen e efektivit u bë kompletimi i anijes për detyrë

Si proceduat më tej. Si ishin kushtet atmosferike për të përballuar një mision të tillë?

Menjëherë kemi dalë në det me shpejtësinë maksimale të mundshme sepse ndikoheshim shumë nga gjendja e detit 5-6 ballë, rrymës detare shumë të forte si dhe erës me shpejtësi mbi 25 nyje. Në rajon ndodhej edhe anija P-116 e cila kishte filluar kërkimin më herët por për shkak të situatës detare u detyrua të ndërpriste operacionin pasi rrezikonin jetën e efektivit dhe vetë anijen. Sapo u afruam në rajon në bashkëpunim me QNOD ndërtuam kuadratin prej 190 milje katrorë dhe vijuam kërkimin së bashku me helikopterin Cougar të Forcës Ajrore. Kuadrati i kërkimit u ndërtua në bazë të informacioneve fillestare për mjetin drejtimin e erës dhe rrymës si dhe shikueshmërisë së vrojtuesve dhe radarëve në situatën ku ndodheshim

Nëse do ta përkthenim me orë, sa larg ishte mjeti lundrues? Dhe si ishte gjendja e personave në skaf?

Pasi u kontrollua ky kuadrat dhe nuk u gjet mjeti sipas informacionit që QNOD mori nga një familjar i personit në skaf, zhvendosëm kerkimin në veri të kepit të Lagjit dhe në orën 15:05 diktuam mjetin tip skaf me ngjyrë të bardhë. Në skaf ndodheshin 2 persona një me shtetësi shqiptare dhe një italian. Gjendja shëndetësore e tyre ishin të lodhur nga qëndrimi i gjatë ndërsa shtetasi italian kishte humbur lëngje nga zënia e detit. Për këtë u bë njoftimi për kujdes mjekësor i cili na priti i gatshëm në portin e Durrësit. Pas shumë përpjekjesh duke rrezikuar jetën e efektivit dhe vetë anijen arritëm të kryenim rimorkimin e mjetit. Rimorkimi ishte e vetmja mënyrë pasi me dallgë me lartësi 5 m ishte jo vetëm e pamundur por e rrezikshme ti afroheshim skafit pasi mund ta perplasnim duke e çarë dhe njëkohësisht fundosur

Ishte një mision i vështirë rimbarkimi? Ku qëndroi vështirësia në këtë rast?

Vështirësia qëndronte në kushtet e detit ku jo vetëm nuk mund të kryhej një rimorkim i zakonshëm por edhe manovrimi i vetë anijes tonë ishte pothuajse i pamundur. Duhet të keni parasysh që me dallgë të tilla zhvendosjet e mjeteve në det gjate manovrave janë të mëdha dhe në rast pakujdesie çojnë në perplasje të mjeteve ose përmbysje të anijes.

Dhe si e realizuat rimorkimin? Cilat ishin bisedat e para që bëtë me dy personat në skaf. Çfarë shpjegimesh dhanë për një lëvizje në një mot të tillë?

Ishte e pamundur biseda direkte pasi nga era nuk dëgjohej por u lidhëm nëpërmjet telefonit celular me shtetasin Ardian Jahaj i cili na konfirmoi gjendjen shëndetësore. Rimorkimi u bë duke hedhur pandola piroteknike dhe nëpërmjet çimës së saj lidhem çimën e rimorkimit. Gjate rimorkimit i cili ishte tepër i vështirë kemi mbajtur kontakt të vazhdueshëm për gjendjen shëndetësore dhe kujdesi gjatë lundrimit. Kemi qenë të rezervuar në komunikim për të kursyer baterinë e cel të personit dhe për të mos humbur kontaktin për ndonjë situate emergjente. Këto informacione janë transmetuar më pare nga QNOD të cilët kishin patur komunikim me herët dhe më të shpeshtë me personin.

Kapiten ju jeni drejtues i Anijes Oriku qe do te perdoret ne misionet e kerkim shpetimit ne Egje. Nese mund te na flisni dicka per misionin e kesaj anije, kapacitetin, ekuipazhin dhe cilat kane qene misionet qe ka ndermarre deri me tani?

Misioni i anijes “ORIKU” në operacionin “Sea Guardian” e zhvilluar nga NATO në detin Egje konsiston ne 3 detyra kryesore: Rritja e kapaciteteve të sigurisë detare; Monitorim i rajonit të përgjegjësisë si edhe  Lufta ndaj terrorizmit dhe trafikut të qenieve njerëzore. Detyra shtesë që mund të kryhen në rajon sipas situatës janë edhe kërkim shpetimi; dhënia e ndihmës në det, sigurimi i lundrimit të lire si dhe sigurimi i jetës në det. Këto jane detyra të ndërmarra nga grupi SNMG ku ne do të bejme pjesë por edhe detyrime të konventave për detin. Këto detyra ne i kemi në mision të Forces Detare. Kemi kryer stërvitje me partnerët si dhe kemi zbatuar kërkim shpëtimi në det. zbatimin e ligjshmërisë detare, sigurimin e lundrimit dhe dhënien e ndihmës, monitorimin e situatës detare etj. / Opinion.al

Çfarë ndodhi ditën e djeshme 

Një skaf me dy persona në bord ishte nisur nga Italia në drejtim të Shqipërisë. Në orën 6.00 të mëngjesit, Fatjon Jahaj, njofton se babai I tij Ardian Jahaj dhe një shtetas Italian kanë mbetur në mes të detit pasi u kishte përfunduar karburanti….

Video e meposhtme janë pamje ekskluzive nga anija “ORIKU” gjatë misionit të kërkim shpëtimit ditën e djeshme

 

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/ilir.cobo.7/videos/10154697641314868/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

 

Pamje nga Anija “ORIKU” gjatë misionit të kërkimit shpetimit dhe dallgët mbi 5 m të larta në Adriatik

opo1opo1

c3c2c1

ilir coboo1orikuuuu



Ju sugjerojmë

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave
Aktualitet

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave

5 Qershor, 2025 4:32 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

5 Qershor, 2025 4:15 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

5 Qershor, 2025 3:56 pm
Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
Aktualitet

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

5 Qershor, 2025 3:48 pm
Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
Aktualitet

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

5 Qershor, 2025 3:45 pm
KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
Aktualitet

KAS vendos edhe për Dibrën/Hapen 44 qendra votimi për votat preferenciale të PD-ASHM

5 Qershor, 2025 3:37 pm
Buxheti 2025/ Braçe i kthehet opozitës: Propozimi juaj për pensione sa Mali i Zi është si të kalosh ylberin
Aktualitet

Braçe-deputetëve të PD: Zgjedhje të vjedhura janë ato të ’96! PS kishte 9 deputetë

5 Qershor, 2025 3:07 pm
Sulmi i Iranit, Izraeli i kërkon Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbledhje urgjente
Bota

“Kërkohej armëpushim e lejimi i ndihmave”/ SHBA bllokon rezolutën për Gazën në OKB

5 Qershor, 2025 2:58 pm
Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin
Aktualitet

Turistët preferojnë për plazh Vlorën e Durrësin

5 Qershor, 2025 2:48 pm
Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit/Kërkon rinumërimin e votave në Tiranë
Aktualitet

KAS vendosi rinumërim e votave në Tiranë, Alimehmeti: Fati ndihmon kurajozët

5 Qershor, 2025 2:40 pm
Para
Video/ Rusi, fenomeni i rrallë natyror që habiti banorët

Video/ Rusi, fenomeni i rrallë natyror që habiti banorët

Foto dhe Video Ekskluzive/ Ja si u gjet nga anija “Oriku” pas 11 orësh në mes të detit skafi që vinte nga Italia

Foto dhe Video Ekskluzive/ Ja si u gjet nga anija “Oriku” pas 11 orësh në mes të detit skafi që vinte nga Italia

Zgjedhje për kryetar apo “prova gjenerale” për zgjedhjet

Zgjedhjet në LSI, rikonfirmohet Meta
















TE FUNDIT

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave

Shteti rrezikon jetën e përdoruesve të makinave, vendosje e gabuar e tabelave
5 Qershor, 2025

“Pak ditë më parë, një shqiptar i Kosovës, i cili kishte lindur, rritur dhe edukuar në Gjermani dhe u diplomua...

Lexo më shumë

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
5 Qershor, 2025

Ka dështuar seanca gjyqësore për dosjen “Metamorfoza”, ku të pandehur janë Pëllumb Gjoka, Behar Brajoviç (Bajri), Edmond Preka, Asmer Bilali,...

Lexo më shumë

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
5 Qershor, 2025

Rrëzohet kërkesa e Partisë Demokratike nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 11...

Lexo më shumë

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
5 Qershor, 2025

Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës, Policia e Tiranë ka njoftuar për akset rrugore që bllokohen në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com