Të paktën 10 njerëz dyshohet se kanë vdekur pas një shpërthimi në Metronë Maalbeek të Brukselit. Shpërthimet në metro ndodhen pas atyre në aeroporin Zaventen, ku dyshohet se numri i viktimave është 13 dhe disa të tjerë të plagosur. Opinion.al u sjell pamje ekskluzive të filmuara pak minuta më parë në metronë Maalbeek pak metra larg zyrave të BE-së. Janë momente të vështira këto për kryeqytetin belg, ku numri i viktimave rritet frikshëm dhe frika për sulme të tjera terroriste gjithashtu. Janë gjithsej 4 shpërthime, dy në aeroport dhe dy në metro. Ndërsa numri i viktimave në aeroport është i konfirmuar (13) ndësa në metro ende jo.