Pas deklaratave të Bregut dhe Topallit, të cilat dolën kundër protestës së opozitës edhe ish kryetari i PD, Eduard Selami, është shprehur se opozita duhet të futet në zgjedhje.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës deputeti demokrat është shprehur se mospjesëmarrja në zgjedhje është e dëmshme dhe se Basha po e përdor çadrën për të anashkaluar institucionet.
Selami ka thënë se Basha e përdori çadrën për të bojkotuar Parlamentin në një moment të rëndësishëm siç është reforma në drejtësi.
Më herët Majlinda Bregu u shpreh se opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit dhe t’i japë fund bojkotit, e ndërsa pas saj Topalli ka kërkuar mbledhje e Grupit Parlamentar për të folur lidhur me situatën politike që po kalon PD.