Me siguri kjo video meriton të quhet më domethënësja e ditë së djeshme. Me një kryeministër që vuri në fuqi të gjithë pushtetin e tij për të bllokuar rrugët dhe njëkohësisht kufizoi lëvizjen e dashamirësve të Kombëtares, e vetmja mundësi për ta ndjekur nga pas autobusin e hapur me Kuqezinjtë, ishte të pedaloje me biçikletë. Ashtu siç bëri edhe ky djali, i vetmi që sfidoi Ramën në çmendurinë e tij për të bllokuar rrugën. Siduket gëzimi i një fëmijëve, sado pushtet të kesh, është i vetmi që nuk mund të ndalet. Duke thirrur Shqipëria dhe pedaluar me sa fuqi që kishte, ai i kujtoi kryeministri Rama se Kombëtarja është e shqiptarëve dhe jo një ego personale për protagonizëm