Disa minuta më parë u raportua se një person kishte mbetur viktimë e një aksidenti në afërsi të Portit të Durrësit.
Nga këqyrja e dinamikës së ngjarjes nëpërmjet kamerave të sigurisë përreth vendit shihet se nuk kemi të bëjmë me një aksident por me një ngjarje kriminale të mundshme. Trupin e viktimës duket se e kanë hedhur në rrugë nga një automjet në ecje i cili ende nuk është identifikuar
Burime bëjnë të ditur se në trupin e viktimës ka shenja dhune dhe ende pritet zbardhja e identitetit të tij dhe rrethanave të tjera. /Opinion.al