Publikohet video e re e sherrit të djeshëm në spital, kur një pacient spërkat me benzinë tjetrin dhe i vë flakën. Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë sekuestruar si provë të rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes së djeshme me dy viktima në repartin e Hemodializës pamjet filmike të një prej kamerave të sigurisë së spitalit, që ishte e instaluar pikërisht në vendin ku ndodhi konflikti mes dy pacientëve.