Futbollistja e Zelandës së Re, Meikayla Moore ka shënuat tre autogola për 40 minuta në ndeshjen kundër SHBA.
Pas situatës të pazakonshme, trajneri i Zelandës së Re vendosi që ta zëvendësoj Moore, e cila gjithashtu luan edhe në Champions League me Liverpool.
“Çdo lojtar që ka luajtur dhe nuk ka rëndësi në çfarë niveli, ka ndeshje të shkëlqyera dhe ndeshje të vështira, dhe “Mouse” (Moore) kishte një ditë të vështirë. Natyrisht, ajo është e trishtuar dhe e zhgënjyer, por ajo është një person dhe lojtare e pabesueshme që i përket këtij ekipi. Ne jemi të gjithë pas saj në këtë moment të vështirë”,-tha trajneria e Zelandës së Re, Jitka Klimkova./ Opinion.al