Aksi rrugor nacional, Shkodër-Pukë është kthyer në një rrezik të madh për jetën e banorëve të zonës së Pukës. Për shkak të rreshqitjeve të dherave është hapur një gropë e madhe në mes të rrugës, siç shihet në fotot dhe pamjet që publikon Opinion.al.
Rasti vjen në vemendje nga banorë të zonës të cilës përmes një denoncimi në Opinion.al thanë se rasti tragjik i Ujit të Ftohtë me gropa në rrugë mund të përsëritet…nëse Autoriteti Rrugor nuk merr masa të menjëhershme.
Akset rrugore të Bashkisë së Pukës janë lënë totalisht në harresë dhe kjo zonë e bukur malore po shkon drejt izolimit për shkak të mos mirëmbajtjes së rrugëve. Si aksi Shkodër-Pukë, ashtu edhe aksi Fushë Arrez – Rrëshen janë totalisht të amortizuara. Prej kohës nuk jepet asnjë fond për mirëmbajtjen e tyre, duke bërë që këto gropa të mëdha në rrugë të rrezikojnë seriozisht jetën e njerëzve.
Denoncuesi tha për Opinion.al se kjo gropë është pikërisht tek kthesa e Qafë Qeles, pra poshtë rrugës është humnera prej disa metrash pasi kjo është maja më e lartë e rrugës malore Shkodër-Pukë. Për më shumë shihni videon…/Opinion.al