Sulmuesi kosovar Besart Berisha i ka bërë një nisje fantastike vitit të ri 2017 në kampionatin australian të futbollit. Ditën e sotme ai ka shënuar golin me të cilin shkroi emrin e tij me gërma të arta në librin e rekordeve. Me 91 gola të realizuar gjithsej në karrierën e tij në Ligën A të Australisë, ishsulmuesi i kombëtares shqiptare është shndërruar në golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave në kampionatin e kontinentit të largët.
Berisha shënoi golin e parë të ndeshjes në fitoren 42 në shtëpi të Melburn Viktorit ndaj Njukasëll Xhetsit. Ai ekzekutoi në mënyrë të saktë një penallti në minutën e 30. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 13 të Ligës A dhe Melburn Viktori mban vendin e 2të në renditje me 26 pikë, 7 pikë pas kryesuesve të Sidnejit, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.