Policia ka reaguar pas deklaratës së bërë nga Obori Mbretëror se video ku shfaqet sherri mes Elia Zaharia dhe Princ Leka është nxjerrë nga autoritetet.
Në këtë reagim theksohet se videoja nuk ka dalë nga strukturat e Policisë. Më tej, thuhet se nga ana e policisë janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
“Në lidhje me një reagim të bërë nga Oborri Mbretëror, ditën e sotme, ju informojmë se: Nga ana jonë në lidhje me rastin janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Po kështu deklarojmë që kjo video nuk ka dalë nga strukturat e Policisë”,-deklaron Policia.