Në aeroportin e Ataturk të Stambollit para pak minutash janë dëgjuar të paktën dy shpërthime dhe të shtëna armësh.
Sipas informacioneve, si pasojë e këtyre shpërthimeve janë lënduar disa persona, shkruan AA.
Një numër i madh i policisë ka dalë në vend të ngjarjes e po ashtu edhe ekipet mjekësore. Aeroporti është mbyllur për hyrje dhe dalje.