Armand Duka është shprehur tejet i lumtur me fitoren 2:0 ndaj Luksemburgut.
Shqipëria mposhti si mysafirë Luksemburgun me rezultat të pastër 2:0. Menjëherë pas ndeshjes, ka folur kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili është shprehur i kënaqur me paraqitjen e kuqezinjve.
“Ishte një takim ku u eksperimentua shumë dhe patjetër që nuk mund të gjykosh për një performancë të plotë të skuadrës, por mendoj se trajneri dhe të gjithë ne morëm mesazhe të rëndësishme në lidhje me kontributin e disa futbollistëve”, deklaroi Duka.