Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Altin Qato, i ftuar në Opinion për të folur mbi dhunën që ka prekur futbollin shqiptar dhe atë çfarë ka bërë polici në të tillë episode, është shprehur se në të tilla raste nuk ka vepër penale, ndaj nuk është ndaluar asnjë prej tifozëve dhunues. Përsa i përket rastit të gazetarit Ilnica, Qato është shprehur se dhunuesi i tij është ndaluar për veprën e heqjes së lirsë dhe një nga pistat ku po hetohet është puna e tij si gazetar dhe raportimi mbi ndeshjen Korabi-Kastritoti.