Kreu i Drejtorisë së Policisë Rrugore Altin Qato, ka qëlluar me shpullë një qytetar gjatë protestës së sotme në aksin Thumanë-Kashar.
Në videon më poshtë duket drejtuesi i lartë i Policisë Rrugore, teksa godet një qytetar me shpullë dhe e nxjerr nga makina ku më pas uniformat blu e kanë prangosur.
Ende nuk është bërë me dije se cili ka qenë shkaku i kësaj sjellje.
Ndërkohë kujtojmë se edhe pas qarkullimit të videos në rrjete sociale, ende nuk ka pasur një reagim zyrtar nga AMP.