Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Drama në familje, fëmijët përballen me babanë në TV: Na ke rrahur

2016/11/23 at 2:18 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Video/ Drama në familje, fëmijët përballen me babanë në TV: Na ke rrahur

Divorci dhe problemet në çift lënë pasoja të pariparueshme tek fëmijët. Këtë gjë e tregon edhe rasti i familjes Mirdita. Dy fëmijët adoleshentë bashkë me nënën e tyre kanë denoncuar në TV dhunën e të atit. Ai përmes telefonit mohon akuzat dhe e quan ish-bashkëshorten të sëmure mendore. Për shkak të kësaj ndarje traumatike, djali 17 vjeç është i përjashtuar nga shkolla. Po kështu tregon se është asmatik dhe nuk ka kush kujdeset për të.


Briken dhe Sara Mirdita bashkë me nënën e tyre kanë treguar se babai i ka rrahur disa herë kur ishin të vegjël, ndërsa tani që kanë kaluar 7 vjet nga divorci ai vazhdon ti kërcënojë. Motër e vëlla i bëjnë apel institucione për ndihmë, për të parandaluar kështu në të ardhmen edhe ndonjë krim të mundshëm brenda familjes.

Pjesë nga intervista në emisionin me Zemer të Hapur në News 24

Mereme Dervishi: Kam jetuar 15 vite me atë. Pinte raki luante bixhoz dhe vinte e na nxirrte jashtë që në 3 të natës. Vajzën nuk e ka prekur asnjëherë. Djalin e rrihte shumë…

Pse se keni denoncuar më parë babanë?

Vajza: kam pasur frikë. Për të gjitha gjerat që i bënë vëllait dhe babait vendosa të tregoj. Këto dy vitet e fundit nuk kemi pasur marrëdhënie të mira. Kur shkoja me vëllain, ai e rrihte vëllain. Ndërsa kur ikja vetëm, nusja e tij bënte skena të turpshme dhe e provokonte.

Briken ti duhet të ishe maturant. Por çfarë kë ndodhur?

Brikeni: Shkova me mamin dhe drejtoresha e shkollës më tha që mos eja në shkollë. Tha sill raport. Shkova në drejtësinë arsimore dhe në ministri, nuk më kthyen asnjë përgjigje.

Po çfarë ndodhi?

Brikeni: Unë dua të vazhdoj shkollën, të ndjek nj punë si gjithë të tjerët.

Çfarë bën gjatë ditës?

Brikeni: Asgjë s’bëj. Rri në shtëpi. Jam dhe i sëmurë.

Nga se vuan?

Brikeni: Vuaj nga astma.

Nuk tentove të shkoje në një gjimnaz tjetër?

Brikeni: Nuk më linin të shkoja në asnjë vend tjetër. Askush s’na e ka hapur derën.

Si ka qenë njohja me bashkëjetuesin tuaj?

Mereme Dervishi: Unë me shkes e mora, dhe jetova me të në banesën e prindërve të mi. Motra më thoshte; ‘Lerë’. U lidha me këtë dy javë pas martesës dru dhe dajak..15 vite kam jetuar me të.

Si e mban mend babin ti?

Brikeni: Kemi parë lemeri me atë. Kur dhunonte mamin unë i dilja në mbrojtje, i thasha mos e prek me dorë.

Si e përjetove largimin e babit?

Brikeni: Fillimisht u çlirova nga babi, pastaj e takova për ditë të shtune, se doja ta takoja por ai filloi të më rrihte bashkë me gruan tjetër.

I di babi dëshirat e tua?

Brikeni: Ai do të më shikojë në burg dhe prapa hekurave

Nga të ka ardhur ky mendim?

Brikeni: Kur shkova ta takoja ky njoftoi 112. Kjo shefja më thoshte do të fus në burg. Unë i thashë kam ardhur të takoj

Sa kohë ke që nuk e takon?

Brikeni: Kam 2 vjet që nuk e takoj më, e kam tmerr atë

Ti shoqëron mamin kudo?

Brikeni: Nuk guxojmë të ecim rrugës, na kërcënojnë njerëzit, prandaj e shoqëroj mamin. Na merr në telefon dhe thotë: “do t’ju vras do t’ju djeg me benzinë natën”

Si e njohe bashkëshorten e re të babit?

Brikeni: Ma prezantoi babi, fillimisht mirë, pastaj silleshin keq. Ai tani e ka inatin me mua e mamin. Unë jam i traumatizuar nga ai…

Çfarë ka ndodhur realisht me gruan e babait tënd?

Vajza: Bënte skena të turpshme. Kishte frikë se më gjuante ndaj nuk i thash babit. Kur doja të shkoja tek mami, ai më kërcënonte. I kam thënë se asaj që mos bëj ashtu veprime.

Si ndihesh ti kur zonja bën këto veprime?

Vajza: Largohem menjëherë. Nuk rri aty. Ikja tek lokali

Në lidhje telefonike Ilir Mirdita, babai i fëmijëve

Çfarë po ndodh me fëmijët tuaj?

Babai i fëmijëve: Më falni e para e punës ju flm për këtë emision. por një emision që sjell dy fëmijë në tv dhe i nxjerr pa asnjë lloj argumenti dhe veç me llafe. Aty në studio keni një të sëmurë psiqike, skizofrene.

E vërtetoni me raport mjekësor?

Babai i fëmijëve: E vërteton dhe policia. Unë i jam përgjigj me të gjitha detyrimet. Çdo gjë jap.

Ju deklaroni se nëna e fëmijëve të tuaj është me e sëmurë. Mund të ma vërtetoni me raport?

Unë kam rreth 5 vite që jam shkëputur dhe skam asnjë lloj marrëdhënie me atë grua. Unë skam pasur kurorë me të. Edhe takimet që kemi bërë i kemi bërë në polici. Jam në gjykatë të Shkallës së Lartë. Unë punoj në një klub sportiv. Më njohin të gjithë.

Ju mendoni se ajo po manipulon?

Babai i fëmijëve: Do them vetëm diçka për çunin. para 4 vitesh, para një emisioni e nxori ‘Fiksi” se dhunonte vajzat. Ndaj është pezulluar nga shkolla, jam marrë unë me të gjithë në polici.

Ju deklaroni se nuk i keni dhunuar familjen tuaj, dmth as fëmijët?

Babai i fëmijëve: Jo në mënyrë absolutë që si kam dhunuar.

Një dëshmitare në lidhje telefonike me studion “Me zemër të hapur”

Dëshmitarja: Unë i njoh prej vitesh. Shtëpia dhe magazina janë të sajat. Nëse ka kaluar ajo trauma, i ka kaluar në saj të Ilirit. Ai i rrihte të gjithë dhe fëmijët. Kështu ishte djalë i mirë, i kallëp, e i shoqëruar. Ka kaluar vuajtje që vetëm ajo i di. Ai ja merrte lekët dhe ajo hante drurin. Shtëpinë e ka ajo dhe ja ka lënë i ati. Nëse ajo është bërë kaq nevrike, është bërë në saj të dhunës së atij. Siç dhunohej ajo, asnjë femër s’mund të dhunohej asnjë. Për vajzën nuk e di nëse është dhunuar apo jo.

Pse duhet të gënjente ish-bashkëjetuesja dhe djali?

Babai i fëmijëve: Ajo do që të më shoh keq e më keq. Ajo s’do të më shoh me familje mua. Unë jam me gjithë gjërat që më takojnë si prind i fëmijëve. Ca mund të bëjë unë me ato.

Cilat janë pretendimet tuaja në lidhje me banesën dhe lokalin?

Babai i fëmijëve: Unë punoj tek klubi i Partizanit. Unë nuk kam lidhje më me ata. Ta gëzojnë atë shtëpinë. Ajo ju ka mashtruar gjatë gjithë kohës.

Po djali pse gënjen?

Babai i fëmijëve: Çuni është bërë kopje si e ëma e vet. Janë të dy njëlloj. Ai nuk shkon në shkollë më, se i rrahu fëmijët e tjerë. Ka ushtruar dhunë kur ka qenë në shkollën 8-vjeçare.

A keni ju një përgjegjësi për sjelljen e fëmijës?

Babai i fëmijëve: Më dhemb shpirti kur e shoh djalin ashtu që është bërë në atë gradë. Se kam djalin tjetër të vogël 4 vjeç.

Pse nuk shkoni ta çoni te psikologu?

Babai i fëmijëve: Pyete cik Brikenin se pse nuk i pihu ilaçet që i lash në komodinë.

Ndërhyn i biri: Sepse më rrahe. Lërë ato mashtrime ti se e di unë se kush je. Më kë rrahur me ke mbytur në dru. Më ke rrahur në sy të asaj (gruas së re), Me ke nxjerr jashtë me rrecka të grisura dhe zbathur. Jam gjaku yt, mos u shtir me mua. Ja këtë më ke bërë ti mua.



Ju sugjerojmë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Sulmi në Kishën në Gaza, Netanyahu pranon se ishte një gabim

17 Korrik, 2025 10:44 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

17 Korrik, 2025 10:19 pm
Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
Bota

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

17 Korrik, 2025 10:00 pm
Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump
Bota

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump

17 Korrik, 2025 9:41 pm
Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive

17 Korrik, 2025 9:23 pm
Itali/ Shërohet një bebe 50 ditëshe e prekur nga koronavirus
Bota

Britani:Tetë foshnja lindin të shëndetshme pas përdorimit të ADN-së nga tre persona

17 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!
Bota

Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!

17 Korrik, 2025 8:57 pm
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Bota

Erdogani akuzon Izraelin se po përdor druzët për t’u zgjeruar në Siri

17 Korrik, 2025 8:26 pm
Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima
Bota

Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima

17 Korrik, 2025 8:04 pm
Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë
Bota

Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë

17 Korrik, 2025 7:43 pm
Para
I lidhur me trafikantët e drogës, arrestohet polici

Zbardhen përgjimet/ ja si njoftonte polici trafikantët: Do të vijnë dasmorët, kujdesuni për krushqit

Emri/ Ja kush është shqiptari që u kap me drogë që kushton 700 mijë euro

Emri/ Ja kush është shqiptari që u kap me drogë që kushton 700 mijë euro

E rrihte kunata, 25-vjeçarja i drejtohet policisë dhe merr urdhër mbrojtje

Një baba akuzohet se ka abuzuar seksualisht me dy fëmijët e mitur
















TE FUNDIT

Sulmi në Kishën në Gaza, Netanyahu pranon se ishte një gabim

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
17 Korrik, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka shprehur keqardhjen për sulmin e sotëm të ndodhur në një Kishë Katolike në Gaza, ku...

Lexo më shumë

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
17 Korrik, 2025

Politika e Bashkimit Evropian për uljen graduale të pjesës së gazit rus në tregun e saj ka rezultuar tashmë në...

Lexo më shumë

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
17 Korrik, 2025

Në Ukrainë pritet ndryshimi më i madh i kabinetit qeveritar që nga fillimi i luftës. Cili është qëllimi i Presidentit...

Lexo më shumë

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump
17 Korrik, 2025

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com