Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë ndaluar hyrjen në vendin e tyre, disa prej gjyqtarëve shqiptarëve të cilësuar të korruptuar. Këtë fakt e pka pohuar edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili nëpërmjet një video të postuar vetëm pak minuta më parë në faqen zyrtare në fb, ndërsa i përgjigjet pyetjes së një qytetari për qeveritarët e korruptuar, flet edhe ndalimin e hyrjes së gjyqtarëve të korruptuar në SH.B.A. Muajin e kaluar, Ambasadori Donald Lu prezantoi programin më të fundit, Serinë e Ambasadës Amerikane të Video Pyetjeve & Përgjigjeve në YouTube. Sot, Ambasadori i përgjigjet pyetjes së parë, të dërguar nga Glorjan Jahjaj. Ja çfarë thotë Donald Lu, për listën e gjyqtarëve shqiptarë që u është refuzuar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.