Propaganda e shfrenuar e ISIS sa vjen e rritet duke ndërruar edhe gjuhë.
Këtë herë, në rrjetet sociale xhihadistët kanë postuar një video propagandistike e foksuar te sulmet e Parisit, e përkthyer me titra në gjuhën shqipe.
“Pasha Allahun, do ta shijoni trembjen dhe kjo trembje do të jetë në mes të vendit tuaj. Pasha Allahun, do të vijmë te ju, për më tepër ne jemi në vendet tuaja, për t’ju therrur në shtëpitë tuaja!”, thuhet në video.
Video është realizuar nga media e ISIS-it, “Al-Hayat Media Center” dhe mban titullin “Dhe mbytni ata kudo që t’i zini!” /a.h