Hava Muhaxheri nga Manastirci i Ferizajit ka disa vite që posedon një patentë shoferi për të gjitha kategoritë. Kjo gjë është e rrallë në Kosovë. Por edhe pse është një shofere e shkathët, Havaja nuk po mundet të gjejë punë, njofton Klan Kosova.
Kudo që po aplikon Hava Muhaxheri po has në kundërshti nga punëdhënësit. Dhe shkaku është gjinia.
Sepse femrat drejtuese të mjeteve të tilla nuk janë fortë të dëshiruara. Këtë e pranon edhe pronari i një agjencie autobusësh në Ferizaj.
Pavarësisht aftësive që ka në ngasje të mjeteve të mëdha Hava Muhaxheri nuk duket të paktën së afërmi se mund të gjejë një vend pune.