Parlamenti në Bosnjë-Hercegovinë është përfshirë nga skena dhune. Përplasja fizike ka ndodhur mes ministrit të brendshëm të Republikës Serbe të Bosnjës, Dragan Lukac dhe deputetit të opozitës Drasko Stanivkovic.
Mes Lukaç dhe Stanivkoviç fillimisht nisi një debat i ashpër, gjë e cila bëri që deputeti 26-vjeçar të shkon në foltore, ku ndodhej ministrit të brendshëm të Republikës Serbe të Bosnjës.
Ky i fundit i hodhi letrat në fytyrë dhe e goditi me shpullë, duke i thirr “majmun”, më pas ministri i kërkoi deputetit që të kthehej në vendin e tij.
Pas këtij incidenti aspak i këndshëm, seanca u ndërpre, ndërsa opozita kërkoi dorëheqjen e Dragan Lukaçës./ Opinion.al