Holanda dhe Anglia do luajnë sot duke nisur nga ora 21:00 për gjysmëfinalen e dytë të Euro 2024. Mijëra tifozë kanë nisur festën nëpër rrugët e Dortmundit, ndërsa nuk kanë munguar as sherret dhe dhuna.
Në videot e publikuara nga mediet, duket një sherr në një nga baret e qytetit. Tifozët holandezë, të shumtë në numër kanë sulmuar disa prej tifozëve të Anglisë.
Në pamje duket qartë se stolat dhe karriget kanë “fluturuar” në drejtim të njëri-tjetrit. Për fat nuk raportohet për të lënduar, ndërsa tifozët tanimë janë duke u futur në “Iduna Park”.
Netherlands fans attacking a pub full of England fans before the match today… 🏴🇳🇱👊 pic.twitter.com/7GE8cJ4WlZ
— 𝐂𝐚𝐬𝐮𝐚𝐥 𝐔𝐥𝐭𝐫𝐚 𝐎𝐟𝐟𝐢𝐜𝐢𝐚𝐥 (@thecasualultra) July 10, 2024