Një ngjarje e rëndë, por fatmirësisht pa të lënduar, është regjistruar në kopshtin zoologjik të Denizli, ku një djalë i vogël, teksa po vizitonte kafshët, për pak sa nuk u mor me vete nga një deve.
Sipas mediave të huaja vogëlushi ishte duke vizituar kopshtin zoologjik me familjen e tij, kur shkoi në zonën ku ndodhen devetë. Ndërkohë një nga gjigantët e kafshoi në kokë dhe qafë fëmijën, i cili iu afrua shumë pranë gardhit dhe e ngriti rreth 2 metra në ajër. Vizitorët të cilët panë incidentin në panik nisën të bërtisnin. Sikurse duket në video, një nga kalimtarët arriti të shpëtojë fëmijën nga goja e devesë duke e tërhequr.
Pas njoftimit në vendngjarje është nisur një ekip mjekësor. U raportua se i mituri i cili u dërgua në Spitalin Universitar Pamukkale me ambulancë, është në gjendje të mirë shëndetësore. Ngjarja është filmuar nga një qytetar në celularin e tij.