Debati mbi ndërtimin e Arenës Kombëtarës, ka zbritur këtë mbrëmje në Opinion. Arben Dervishaj, anëtar i Komitetit Ekzektutiv në FSHF, ka zbardhur për opinionin publik se ëfarë do të ndodhë me stadiumin dhe si po ndërtohet kjo arenë.“Për stadiumin “Qemal Stafa” Uefa na e ka dhënë ultimatimin për të mos luajtur që në vitin 2010. Të gjitha ekipet e huaja që kanë ardhur në Shjqipëri kanë pasur kontestime për të mos lozur në këtë stadium. Ne tentuam që në fillim të merrnim stadiumin. Berisha pati pëlqimin që tja kalonte Federatës në kuotën 75 përqind, që ishte një projekt spanjoll me 30 mijë vende. Oferta nga 80 deri në 100 milion euro. Duket qenë para këtij fakti që nuk kishim para, kërkuam bashkë me qeverinë, të kalonim në një formulë koncesionare që ti jepej një kompanie që kishte fondet për të ndërtuar stadiumin dhe të na e kthente. Në atë kohë ishte me 22 mijë vende. Kishte vetëm një kusht. Qe kërkonte garanci sovrane…..