Deputeti i PD-së, Edmond Spaho është përjashtuar nga seanca e sotme plenare pasi bllokoi foltoren e Kuvendit të Shqipërisë.
Por jo vetëm kaq, ai ka shkulur edhe mikrofonin e foltores së Kuvendit.
Sikurse shfaqet në videon e mëposhtme Spaho i ka rënë bilbilit dhe më pas në dorë ka mikrofonin me të cilin godet foltoren duke shkaktuar zhurma në seancë.
Që prej nisjes së seancës së sotme, deputetët e opozitës bllokuan foltoren duke mos lejuar vazhdimin normal të seancës. ndërkaq, jashtë dyerve të parlamentit opozita thirri një protestë.