Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, pretendon se një prej policëve te Kuvendi e ka kërcënuar atë me armë.
Ai thotë se polici ka nxjerrë armën duke e kërcënuar atë.
”Ne ishim duke hyrë brenda dhe e gjithë policia me skafandra… nxori pistoletën dhe ma vendosi te gjoksi, duke më shtyrë tutje. Ata plehra që janë aty. E nxori pistoletën dhe pastaj nisi të gjuajë me atë. Aty ishin shumë, por me mua u përplasën”, tha Baçi.