Në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme po trajtohet tema e bandave që kanë pushtuar Shqipërinë. Në fokus është përgjegjësi kryesor për vazhdimësinë e aktivitetit kriminal të tyre. I ftuar është edhe ish ministri teknik i Brendshëm, Dritan Demiraj. I pyetur në lidhje me kërkesën e prokurorisë për përgjim ndaj policisë, Demiraj është shprehur se nuk ka pasur dijeni për ekzistencën e kësaj letre.
Demiraj u shpreh gjithashtu se prioriteti kryesor i tij sapo mori detyrën ishte përforcimi i forcave të njesive operacionale në mënyrë shmangien e përplasjeve sidomos gjatë zgjedhjeve. Ai thekson se ditën e zgjedhjeve është forcuar marrja e masave për të pasur nën kontroll bandat duke pasur parasysh situatën e Elbasanit./Opinion.al