Debati ka marrë tone të nxehta në Opinion në lidhje me pajisjen e përgjimit në Shqipëri. Sipas të ftuarve kjo pajisje prej dy muajsh është përdorur për përgjime dhe shantazhe politike, kryesisht të disa prej emrave të njohur të politikës në vend.
Analisti Artan Hoxha bëri me dije në Opinion se një pajisje përgjimi ka hyrë prej dy muajsh në Shqipëri.
Ndërsa, i menjëhershëm ka qenë ndërhyrja e gazetarit të ABC News, Flamur Vezaj i cili i ka komunikuar, se është pranuar nga vetë drejtori se kjo pajisje ka qenë, të gjithë e kanë pranuar se kjo pajisje ka qenë në vendin tonë.
Hoxha: Është e padiskutueshme se kjo pajisje ka hyrë në Shqipëri, është përdorur për nja dy muaj. Ka ndonjë dyshim për këtë?
Gazetari i News24, Artan Hoxha: Po është përdorur edhe më para.
Analisti Hoxha: Paska ndenjur nja dy muaj në Ambasadën Italine pa u përdorur?
Vezaj: Pse u tërhoq oficieri italina, cila është arsyeja?