Intervista e bashkëshortes së Shukri Xhelilit dhënë për Opinion ka ngjallur debat midis pedagoges Luarasi dhe mjekes dhe shkrimtares Brunilda Zllami. Debati ka lindur pas deklaratës së Tefta Xhelilit e cila quan veten krenare për bashkëshortin e saj, edhe pse ai ka bërë një akt që cënon marrëdhënien në çift.
Brunilda Zllami: Ka gra që dhunohen, që tradhëtohen, gjithmonë është Sindromi i Stokholmit, që duket sikur i lidh me mastiç me burrat, që megjithë cilësitë negative ato i pëlqejnë. Gruaja e Xhelilit tha një gjë të drejtë “Unë doja të mbaja me çdo kusht të lidhur familjen. Pra ajo nuk ka ,menduar fare si grua në ato momente dhe ndoshta nuk është hera e parë që bie në lajme të tilla. Dhe mua edhe tani më vjen keq për atë dhe familjen e saj, që ndoshta mund ta ketë përjetuar disa herë këtë situatë. Zgjedhja për të mbrojtur familjen është individuale…Por nuk mund të thuash që je krenare. Sepse do çoje vajzën tënde te një Shukri do ishte krenare?
Iris Luarasi: I thashë “Ngrije kokën lart, kjo është e tmerrshme. Patjetër që unë bashkohem me dhimbjen e saj….