Ditën e djeshme, kryeministri Rama dhe aleati i tij në qeveri, Ilir Meta patën një darkë pune që zgjati thuajse 4 orë, 4 vjet pas marrëveshjes së 1 prillit.
Darka u konsumua te “Pazari i Ri” dhe duket se dy partitë mund të kenë rënë dakord për një pjesëmarrje bashkë në zgjedhjet e qershorit.
Është folur shumë për këtë darkë, por ka edhe detaje që kanë shpëtuar. Në këtë vidoe shihet një prej truprojave që sjell dy shishe vere për darkën e dy aleatëve, që shoqëroheshin nga Veliaj dhe Vasili.
Por dy shishet e verës u larguan nga restoranti ashtu sikurse erdhën. Duket se darkuesit nuk e kanë pëlqyer verën, ose nuk kanë dashur ta teprojnë me pijen.
Burimi: Panorama