Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako po zhvillon një dëgjesë publike me qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile pas debateve të hapura sëfundmi për punimet që po kryhen në sheshin “Veliera”. Aty janë gjetur gjurmë të trashëgimisë dhe për këtë punimet për momentin janë pezulluar. Kundër ndërtimit të kësaj vele gjigante tek “Torra Veneciane” janë përfaqësues të shoqërisë civile. Ata thonë se po dëmtohet trashëgimia e qytetit historik të Durrësit. Gjatë kohës që flet Dako, ngrihen pankarta në sallë. /Opinion.al
*Shihni videon