Idhulli i Manchester United, është rikthyer në shtëpinë e tij luksoze të martën dhe ka gjetur fjalë abuzive të shkruara përreth gardhit rrethues. Fjalët “a ja vlejti?” ishin pikturuar përreth portave të rezidencës së tij bashkë me “copë m…nga Uellsi” dhe “tradhtart”. Grafitit ishin të gjitha të lidhura me jetën e tij private dhe me periudhën e tradhtisë së Giggs para disa vitesh.
Ishte vetë vjehrra e Giggs ajo që ka pastruar grafitit. “Gruaja e Giggs po çonte fëmijët për në shkollë. Teksa po dilnin panë të shkruarat. Vajzat e vogla filluan të qanin. Duhet ta fusnim brenda ta qetësonim. Është e tmerrshme, si mund ta bësh diçka të tillë duke e ditur që jetojnë fëmijë brenda.” Vjehrra e Giggs është parë edhe duke folur me policinë rreth ngjarjes.